Reagon n/kryetarja e PD Gjirokaster, Alije Kokalari, ndaj nje lajmi te pistë nga nje portal qe dizinformon per llogari te Rilindjes.

Portali ne fjale, ka spekuluar ne menyre flagrante nje dite me pare me pretendimin e turpshem se n/kryetarja e PD ne Gjirokaster, Alije Kokalari, nuk e ka emrin ne listen e anetaresise se PD per te votuar kreun e ri ne 13 qershor.

Permes nje statusi ne llogarine e saj ne FCB, ajo spegon ndjekesit e saj, anetaresine e PD dhe hedh poshte pretendimet e portalit rilindas per kete shpifje te ulët.

Statusi i zonjes Kokalari:

Më dërguan link-un e një portali me titull *SKANDAL me listat e PD”, ku në brendësi përmendej dhe emri im.

Për të gjithë ata\o që për disa klikime më shumë disinformojnë njerëzit me këto lajme dua t’ju bëj me dije se:

1) Ende nuk ka asnjë listë të shpallur, ku anëtari i Partisë Demkratike të mund të komfirmojë nëse e ka emrin apo jo.

2) Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Z.Jemin Gjana jo më larg se sot theksoi se të gjithë anëtarët që janë të pajisur me kartën e antarësisë do të kenë të drejtën e votës, edhe në rast se nuk do jetë emri në listë.

Përdorimi i emrit tim nga këto portale për interesa të kujtdo nuk duhet të bëjë pis procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike.

Unë do votoj në datë 13 Qershor dhe me rëndësi për mua është uniteti dhe bashkimi jo përçarja.

Partia Demokratike do dali më e fortë nga këto zgjedhje. ✌

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu