Sot është ditëlindja e Musine Kokalarit, intelektualja e shquar shqiptare e gjysmës së parë të shekullit të shkuar që u burgos nga diktatori Enver Hoxha. Shkrimtare, veprimtare politike dhe intelektuale e shquar, Musine Kokalari, do të vihej shpejt në shënjestër të diktatorit , i cili urdhëroi të torturohej, burgosej e më pas të internohej, për ta mbyllur jetën në skamje e vetmi, në Rreshen të Mirditës.

Për ta kujtuar ditëlindjen e kësaj gruaje të shquar të historisë tonë të shekullit të shkuar, kujto.al ka zgjedhur letërkëmbimin që ajo kishte me shkrimtarin gjithashtu të shquar, Lasgush Poradeci si dhe përpjekjet e tyre për hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Romës, që u finalizuan në dhjetor të vitit 1939.

Musine Kokalari dhe Lasgush Poradeci, mundësuan hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, në fillim të vitit 1940. Me gjithë vështirësitë që ndeshën në rrugën e tyre për të mundësuar këtë, Poradeci dhe Kokalari nuk pushuan përpjekjet derisa ia dolën ta çelin katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Romës. Ka një shkëmbim letrash mes tyre ku flitet pikërisht për shqipen, në Universitetin e Romës. Më poshtë botohen disa prej tyre. Atje bien në sy shumë problematika të kohës, njerëz që nuk i duan Lasgushin e Musinenë dhe që përpiqen t’i pengojnë në rrugën e tyre. Por, spikat Ernest Koliqi si ministër i Arsimit në atë kohë dhe vlerësimet e mbështetja që kishte dhënë për Musine Kokalarin e Lasgush Poradecin. Një gjuhë e rrallë, vlerësime të jashtëzakonshme ndërmjet tyre, vërehet në letrat që këmbejnë Lasgush Poradeci me Musine Kokalarin të përmbledhura në ditarin e Lasgush Poradecit.

Tiranë, e Mërkurë 20 Dhjetor 1939:

Sot vendosa t’a regjistroj Shqipen në Fakultetin e Letrave (Universiteti i Romës). Bleva pullat përkatëse, nesër duhet të shkoj në Durrës të marr Diplomën e saj dhe certifikatat.

Tiranë, e Ente 21 Dhjetor 1939:

Më ora 10 para m.d. u nisa për Durrës, që të marr Çertifikatat e lindjes dhe atë të sjelljes si dhe Diplomën e Shqipes, të nevojshme për nënshkrimin në Universitet. Në Bashki më thanë se duhen marrë në Pogradec. Tezja e Nafijes më tha se Nafija shkoj sot në mëngjes me t’ëmën në Shënavlash. Më orën 3 shkova në Tiranë. Më orë 4.45’ vajta në Ministri të Arsimit: Koliqi e kish mbajtur fjalën: e kish vënë Shqipen për transferim (prej Shënavlashi në Durrës) në ballin e listës (siç kish bërë e dhe me bursën e nipit tim, Todit të Zages). Shumë i kënaqur mbeta.

Tiranë, e Mërkurë 27 Dhjetor 1939:

Më 9.30’ në mëngjes ardha prej Durrësi në Tiranë. Legalizova aktet e Shqipes për në Universitetin e Romës.

Tiranë, e Premte 29 Dhjetor 1939:

Paraqita dokumentet ne Mëkëmbësi për nënshkrimin në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës.

Tiranë, e Shtunë 30 Dhjetor 1939:

Ora 10.30’ shkova prej Tirane për në Durrës ne Shqipja për vitin e ri 1940.

Tiranë, e Premte 5 Janar 1940:

Më ora 10.15’ më thirri kavaljer Anton Lluka në Mëkëmbësi (konsullatë) për të ndrequr nënëshkrimin: “Nafije Mema” nënë kërkesën për nënshkrim në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës. E bëra: “Nafije Mema in Gusho”, sepse të gjitha aktet e saj ishin Nafije Gusho, përveç Diplomës së Institutit Nëna Mbretëreshë. Më ora 10.30 shkova në Durrës ne Shqipja.

Tiranë, e Enjte 6 Qershor 1940:

I dërgova Giovani Baldaçit (insp i stud shqiptarë në Romë) 600 lireta = 5 nap. Çek nr 4916190 B.K.SH per credito it, për taksat e inskripcionit të Shqipes në Fakultetin e Filozofisë dhe Pedagogjisë të Universitetit të Romës. I dërgova në Romë Musine Kokalarit letër për marrjen e nënëshkrimeve. Shqipja më telefonoj të vete të Shtunën se kanë vendosur darkën e dasmës. Më ora 19 vajta ne Shqipja.

Tiranë, e Mërkurë 26 Qershor 1940:

Mora letrën (më dt 17 Qershor 1940) e Giovani Baldaçi-t, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (Romë), mi pagimin e taksave të inskribimit të Nafijes. I ka paguar. Mbeten disa formalitete të vogla, që do t’i bëjë. Nga të 600 liretat 100 m’i dërgoj prapë.

Tiranë, e Premte 28 Qershor 1940:

I dhashë Nebil Çikës artikullin: “Musine Kokalari, Siç më thotë nënua plakë”.

Z.-shës Musine Kokalari,

8 via Gorfagnano int 12

Roma

Tiranë, 18 Korrik 1940

E nderuar dhe e ndritur Zonjushë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu