Prej dy ditesh ne bashkite Tepelene dhe Memaliaj ka pasur nderprerje te energjise elektrike, per shkak te motit te keq.

Ne disa zona rurale banoret kane qendruar ne erresire, duke pesuar probleme te shumta qe vijne si pasoje e mungeses se energjise.

Banoret e zonave rurale te dy bashkive Tepelene dhe Memaliaj, dhe sidomos fshatrat Turan dhe Kurvelesh kane qene pa energji elektrike, pasi linja qe furnizon keto zona fillon nga qyteti i Memaliajt dhe perfundon ne Kurvelesh.

Defekti me i vogel ne njerin prej fshatrave te siperpermendur, krijohen probleme me furnizimin me energji elektrike ne te gjithe fshatrat e zones, per faktin se marrin energji elektrike nga e njejta linje.

Banoret jane ankuar disa here prane zyrave te OSHEE Tepelene dhe Memaliaj per kete problematike, por deri me sot asnje nderhyrje nuk eshte bere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu