Koha e keqe qe ka perfshire Gjirokastren ne 24 oret e fundit, ka vene ne levizje edhe strukturat drejtuese te PD.

Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko ndodhet ne terren prej oreve te para te mengjesit te sotem per te pare nga afer situaten e krijuar. Permes nje statusi ne FCB, zoti Aliko u ka bere thirrje organeve kompetente te nderhyjne ne kohe per te normalizuar situaten e krijuar nga rreshjet e shumta. Nderkaq ai ka kerkuar edhe vemendjen e anetareve dhe simpatizanteve te PD per t’iu qendruar prane komunitetit te prekur nga koha e keqe.

Statusi i plote i kreut te PD Gjirokaster Dasho Aliko.

Situata në terren në Gjirokastër dhe dy bashkitë e tjera të rrethit si rrjedhojë e kohës së keqe, kërkon përkushtim dhe vendosmëri nga organet kompetente. Me këtë rast si kryetar i PD Gjirokastër, u bëj thirrje këtyre organeve të marrin menjëherë masat e duhura për të ndërhyrë në dhe shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e mundshme për të krijuar lëvizjen normale të banorëve në ato zona ku paraqiten probleme.

Ndërkohë si kryetar bashkë me stafin tim drejtues të degës së PD, kam prej orëve të para të mëngjesit të sotëm që po inspektoj terrenin në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. Me këtë rast, apeloj tek të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD, të gjenden pranë qytetarëve që janë të prekur nga koha e keqe dhe kërkoj vëmendjen e të gjithëve për të qenë solidarë në këtë ditë.

Me respekt Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu