Moti i keq ka përfshirë prej mengjesit te sotem Qarkun  e Gjirokastrës. Si pasojë e furtunës qe ka marre trajta intensive, kanë mbetur pa energji 23 fshatra në të gjithë territorin e rajonit jugor.

Konkretisht në Tepelenë janë 13 fshatra pa energji elektrike perfshire fshatrat e Njesise Administrative Buz, Luftinje, Qesarat dhe Lopes. Si pasojë e erës së fortë në Tepelenë janë shembur edhe telat përcjellës të rrymës duke lënë pa energji fshatrat Rabie, Xhaxhak dhe Levan.

Në Gjirokastër janë 7 fshatra pa energji Ndëran, Zhej, Zhepovë, Labovë, Tërbuq, Hundëkuq dhe Humelicë, ndërsa në Përmet pa energji si pasojë e motit të keq kanë mbetur 3 fshatra pjese e Njesise Administrative Sukë.

Ndërkohë që nuk raportohet deri tani për rrugë të bllokuara apo përmbytje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu