Era e fortë përgjatë 12 orëve të fundit shoqëruar me shira agresivë, ka lënë në terr të plotë, me dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës.

Sic raportohet nga Shtabi i Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Qarkut, ka mungesë të rrymës elektrike në fshatrat e Njësive Administrative Ballaban, Luarë, Podgoran, Sukë, Seniçan, Deshnicë, Malëshovë dhe Këlcyrë. Era e fortë dhe tokëzimi linjave ka sjellë mungesën e energjisë elektrike për banorët e këtyre njësive.

E njëjta situatë mbretëron edhe për banorët e Njësive Administrative të Kurveleshit, Lopësit dhe Qesaratit në Tepelenë. Ndërkohë që fshatrat e Libohovës dhe vetë qyteti kanë pasur ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike.

OSHEE Rajoni Gjirokastër po intensifikon burimet njerëzore dhe teknike për të rikthyer korrentin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu