Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez është shprehur se beson se Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri një arsyetim të shpejtë lidhur me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvend në 30 korrik.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimet e palëve politike mbi kërkesën e Presidentit që të jetë Komisioni i Venecias ai që do të japë një mendim juridik mbi ndryshimet në fjalë, Pisonero-Hernandez u shpreh se qëndrimi i KE është i qartë dhe pasqyrohet edhe në reagimin e komisionerit Varhelyi.

Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteteve shqiptare.

Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik.

Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias“, u shpreh ajo raporton gazetarja e Abc News, Erisa Zykaj.

Megjithatë, Pisonero-Hernandez u shpreh se i përket palës shqiptare të presin ose jo mendimin e Komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta vendosi t’i kërkojë Komisionit të Venecias një mendim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi i ktheu ato për rishqyrtim në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu