Kodet e skanimit QR mund të përdoren për vjedhjen e llogarive bankare. Alarmi vjen nga ekspertët e fushës.

Kodet janë bërë më të zakonshme që nga pandemia, duke u përdorur nga vizitorët e lokaleve për të porositur një pije në tavolinën e tyre. Por disa e kanë parë atë si një mundësi për të mashtruar njerëzit nga paratë e tyre të fituara me vështirësi.

Mashtrimi i tyre i fundit vjen në formën e një emaili që vjedh të dhënat e përdoruesve dhe që përmban një kod QR. Skanimi i tij nuk do ta infektojë telefonin tuaj me viruse. Në vend të kësaj, ai do t’ju dërgojë në faqet e internetit të dyshimta të krijuara për të nxjerrë nga ju detajet e llogarisë tuaj bankare dhe informacionet personale. Sipas CNET, është një problem që është në rritje, citon thesun. Njerëzit janë futur “në kurth” pasi nuk shohin lidhjet mashtruese ku mund t’i drejtojë një kod QR. Gjithashtu e bën më të vështirë për ekspertët e sigurisë t’i kuptojnë ato. Angel Grant, një ekspert i sigurisë kibernetike tha:

Sa herë që shfaqet teknologjia e re, kriminelët kibernetikë përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta shfrytëzuar atë. Është më e lehtë të manipulosh njerëzit nëse ata nuk e kuptojnë atë. Publiku është paralajmëruar të jetë i kujdesshëm ndaj skanimit të kodeve QR për shkak të kërcënimit. Ekspertët thonë se nëse ky kod QR ju kërkon të dorëzoni detajet e llogarisë bankare, mos e bëni ose largohuni menjëherë nga faqja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu