Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu i eshte rikthyer edhe nje here ceshtjes se keqmenaxhimit te situates se COVID-19 nga ana e qeverise shqiptare. Ne nje postim te fundit ne FCB, zoti Shehu ndalet tek procesi i liberalizimit te testimeve me tampon ne nje kohe kur ne vend situata eshte kritike.

Zoti Shehu ngre edhe disa pyetje per qeverine shqiptare e cila mesa duket ka qendruar e heshtur perballe te gjithe kesaj situate kritike.

Postimi i plote i ish ministrit Tritan Shehu. 

Qeveria po perpiqet te fshehe deshtimin e pasojat e tij te renda mbas deklaratave “kinezce” te “Komitetit”.
Njoftohet se filloi dhe procesi i liberalizimit te testimeve me tampon (molekulare) per Covid, kur vendi arriti ne nje situate katastrofale, njelloj si u veprua edhe per testet serologjike, gje qe krijon disa pyetje:
–Pse per gati 6 muaj u ndaluan keto procedura te domosdoshme per kontrollin e epidemise, parimet shkencore, sipas eksperiences nderkombetare?!
–Cfare pasoja ka dhene ky bllokim inkuizicional, i kundershtuar ne vazhdimesi nga ne, mbi perkeqesimin e epidemise, infektimin e institucioneve shendetesore, demtimin e shendetit dhe jetes se qytetareve, izolimin e jashtem te Shqiperise etj?
–Si do te ishin forcuar kapacitetet laboratorike te vendit ne eksperience, teknologji, volum e cilesi pune deri me sot, nqs do te punonin normalisht ne perballjen me virusin?
–A nuk ishte nje shkelje e te drejtave kushtetuese te njeriut privimi me force nga egzaminimet mjeksore, qe ai desheron te kryeje?
–Etj, etj?
Ne fakt dhe vete kjo deklarate e sforcuar “liberalizuese” e “Komitetit” shpreh tentativat qeverisese per te fshehur deshtimin e gabimet trashanike duke krijuar mjegullnaja mbas disa formulimeve absurde e jo profesionale.
Gjerat duhen thene qarte tashti kur te gjithe e kuptojne realitetin e hidhur te vendit, te pranohet qe u gabua rende e me pasoja te pa imagjinueshme duke e korrigjuar menjehere e kuptuar se:
–Liberalizimi edhe i ketyre testimeve si dhe atyre serologjike eshte ne radhe te pare nje domosdoshmeri profesionale, mjekesore, shkencore e ne fund “administrative”, term mbrapa te cilit kerkon te fshihet kjo Qeveri.
Pra ceshtja duhet trajtuar me te gjithe gravitetin e saj, pa krijuar ne dokument “kinezerira” qe nuk mund te fshehin realitetin, por me vision liberalizues per te stimuluar e aktivizuar te gjitha kapacitetet tona laboratorike te mundeshme ne sherbim shendetit, qetesimit te qytetarit, te dhenave shteterore per orientimin e sistemit tone, gjera qe ndihmojne edhe per “levizjen e lire”.
Por Qeveria perseri shkruan me koke poshte, me shprese se keshtu ja fsheh opinionit te verteten!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu