Një nyje derri, e ardhur nga Gjermania në Kinë, thuhet se ka shkaktuar një rast koronavirusi, raporton gazeta BILD.

Mediat shkruajnë se është infektuar punonjësi i një dyqani frigoriferik në Tianjin.

Testimet zbuluan se virusi ishte i pranishëm në nyjën e ngrirë të derrit, që kishte ardhur nga Bremeni në Gjermani.

Tetë persona janë vendosur në karantinë, ndërkohë që qyteti Tainjin është vendosur në gjendje gatishmërie të lartë.

Edhe pse është vendi ku u përhap virusi fillimisht, tani Kina regjistron shumë pak raste me koronavirus.

Jeta i është kthyer normalitetit, ndërsa Kina po fajëson ushqimet e ngrira ose ato të paketuara që vijnë nga jashtë për shpërthimet sporadike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu