Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë. Me anë të një postim në Twitter, Kim thotë se pret të punojë intensivisht me vendin tonë për të forcuar demokracinë, sistemin e drejtësisë dhe biznesin.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë u betuan sot tek presidenti Ilir Meta. Pas betimit në Presidencë, Rama organizoi edhe mbledhjen e parë të qeverisë, ku u morën 16 vendime të rëndësishme.

Mes tyre spikatën ai për punësimin e kampioneve olimpike të Kosovës te Forcat tona të Armatosura, krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informimin si dhe shpërblimi me pagën e prindërve të tyre deri në moshën 18-vjeç të fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve që humbin jetën nga COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu