Diktatori i Korese se Veriut, Kim Yong, ka miratuar një ligj i cili kërkon të zhdukë çdo lloj ndikimi të huaj.

BBC raporton se do të ndëshkohet ashpër këdo që kapet me filma të huaj, veshje apo edhe duke përdorur zhargon që nuk ka lidhje me atë të aprovuar nga Byroja e Partisë.

Yoon Mi-so në një rrëfim për BBC thotë se ajo ishte vetëm 11 vjeç kur pa për herë të parë një burrë të ekzekutohej, pasi u kap duke parë një film koreano-jugor. Të gjithë u detyruan të shikonin ekzekutimin.

Nëse nuk e bënim do të quhej si tradhti,”-tha vajza ndërsa shtoi: Unë akoma e kam parasyve momentin kur lotët e tij rridhnin edhe pse sytë i kishte të lidhura me fasho. Ai moment ka qenë traumatik për mua. Ata e vunë në një kunj dhe e lidhën, pastaj e qëlluan.

Kushdo që kapet me filma nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. Gjithashtu prerjet e flokëve dhe veshjet po ashtu janë rreptësisht të kontrolluara për të shmangur ndikimin e huaj, të përshkruar si “një helm i rrezikshëm” për popullatën.

Në fund të muajit maj Kim Jong Un urdhëroi ekzekutimin e një djali, i cili shiste filma të Koresë së Jugut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu