Killeri i Këlcyrës, kërkon lirinë nga gjykata.

Sipas familjarëve të viktimës Nesim Hoxha, Gjykata e Rrethit Përmet, në bashkëpunim me Prokurorinë si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e rradhës për rivlerësimin e masës (që mund të nxjerrë të lirë) killerin e Këlcyrës Alban Voda, i cili më 5 mars 2017 ne fshatin Çorrogunjë i preu koken me thike fqinjit te tij Nesim Hoxha.

Zyrtarë të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor nga eksperte Ilda Aliko – shprehet i irrituar vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha.

Nuk do ta lë me kaq, kërkoj nga Ministria e Drejtësisë dhe shteti shqiptar të parandalojë këtë skandal, si dhe media te monitoroje kete proces gjyqesor që të mos shkojmë në vetgjyqësi!-shprehet ai.