Nga Ylli Dylgjeri

Vjedhje, mashtrim, trukim, u lodhëm duke bërë uaaaa? E prap gjallojnë fakte, e prapë plasin skandale.

Shkruajmë çdo orë, çdo ditë, çdo javë, e nga krahu përballë na vjen përgjigja: pirdhni, pirdhni! Ne fituam!

Jeni të dalë mode!

E prap vjedhje… nga Rilindja.

Sado të lexosh e të shikosh skandale, serisht hajduti është përballë: hajduti eshte tani PD, Aleatët, LSI!

Sapo plas nje skandal, hidhen mediat e oligarkëve e nxjerrin filmime që ka vjedhur krahu tjeter.

Na del oligarku që ka përgatitur grabitjen e rradhës me pushtetin e te thotë:

Jeni kovë muti! E kush të thotë? O zot! Po mua më thoni? Ish drejtorit të Administrimit të Pronës Publike të Republikës? Haruat o rezilë, se sa herë keni ardhur me shkresa e fizikisht në këte, atë Zyre, për të marrë me qera e per te privatizuar objekte shtetrore?

Harruat që vinit me fjalën e Ministrit apo Kryeministrit te kohës në gojë e thonit: nuk kërkojmë shumë, vetëm ate hije plepash! Dhe plepat e hidhnin hijen: paradite ne lindje e pas ditë e hidhnin ne perëndim. E Ju i shkonit pas hijes e ngulnit gardhin që vetëm rritej e rritej.

Një ditë njëri prej Jush që na quan kove muti sot, i doli ne telefon me te britura nje vartesi, shef sektori, per nje privatizim në ish Kinostudion “Shqipëria e re”, që e bëte copë nga përdhunimi, dhe i thoshte:

A e di Ti me kë po flet Oo k..! A de ti kush jam Unë?
Të zhduk në vend nga puna! Të qëroj! Të martoj…!
Të përdhunoj… Po, kjo eshte fryma, kjo është gjuha.

E keshtu erdhet deri sot, e keshtu do vazhdoni dhe neser sepse ju jeni modernet, ju jeni shqiperia e re e ne jemi legenat qe do firmosim perjetesisht per Ju.
Ne jemi prostituta 2 mije lekshe…

Ndaj vazhdohet e vidhet pa fund ky vend. Se gjëndet nje fjalë e artë: Kompromis! Kompromis për të mirën e vendit…dhe vendi sërisht zhytet thellë e me thellë, ndahet ne dysh, rinia ikën larg e më larg, e Kimetja afrohet afër e më afër…

Ndaj Ju them: Nuk ka burg që ju mban!
Por edhe po e bëte burgun, fitoni sërisht pafajesinë e pavarsine, beni serisht kompromise e na dilni në media me kostumin e ri e me pordhet e vjetra, per t’na sensibilizuar per kete te votojme Ne.

Ytttt qelbesira!

Per Ju ka vetem një zgjidhje: Revolucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu