Nga Isa Myzyraj

Gazetarët në Britani të Madhe janë alarmuar pasi kryeministri Boris Johnson hy shume live ne facebook e twitter.
Sipas gazetarëve me këto veprime Johnson po shmang kontrollin e duhur nga gazetarët.

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnsonit me atë të një diktatori, dhe kjo vetëm pse ai përdor rrjetet sociale për propagandë.

Ish redaktori politik i BBC, që drejton aktualisht një program të Radio 4’s Today, i cilësoi veprimet e shefit të ekzekutivit në mediat sociale si një ‘formë propagande’ dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.
‘Nuk ka dyshim se të gjithë politikanët e dinë që mund të transmetojnë direkt duke përdorur media sociale. Johnson bën rregullisht video në Facebook dhe bën rregullisht video në Twitter. Me gëzim të madh e bën këtë gjë sidomos në Facebook, aty ku ndihmësit e tij zgjedhin pyetje të cilave duan ata që ai ti përgjigjet’- ka thënë gazetari.
“Kjo nuk është demokraci, është një forme propagande e përdorur nga diktatorët e të gjitha kohërave. “-shton gazetari.

Madje ai shkon edhe me tej, teksa thotë se “Është nje rrezik i madh që ti lejohet një lideri partie ti transmetojë programet e tij tyre duke tërhequr vemendjen tek programi radiofonik i Nigel Farage, promorit i Brexitit.”

Duke u kthyer tek rasti i Shqipërisë, dhe të vetmit rast në botë ku një kryeministër ka televizion privat me emrin e tij, dhe jo që vetëm e përdor për propagandë, por është fabrikuesi më i madh i FakeNews-eve!
Ja pra, ka ikur koha kur diktaturat ishin me internime, e pushkatime, sot ka forma të reja te diktaturave dhe diktatorëve; Sot ka forma të tjera të rrënimit të demokracive, dhe prodhimit në masë të fashistëve, pa ide, pa programe, pa vizion, por duke u shfaqur si teknokrat, përfundojnë në diktatorë të pamëshirshëm kundër të gjithëve, por me forma të moderuara, e më të rrezikshme se të shekullit të kaluar.

Këto forma e sisteme qeverisëse duhet të na shqetësojnë të gjithëve, madje duhet te na tronditin.

Veç mendojeni në një moment, çfarë do të ndodhte nëse Boris Johnson do të hapte papritur BJTV ?
A arrini dot ta paramendoni reagimin e fortë, të egër , të pakompromistë, reagim shkatërrues, të gazetarëve, redaktorëve, editorëve, drejtorëve te informacionit dhe pronarëve të mediave në Britani.
Unë mendoj se ai do të ishte fundi jo i BJTV por i vetë Boris Johnson, edhe si kryeministër, edhe si kryetar partie, por edhe si politikan, sepse diktatorët nuk kanë vend në një demokraci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu