Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Degjoj tashti kolege, qe kerkojne te na bejne te besojme te pa besueshmen:

« Vdekjet shtese ne Shqiperi nuk jane nga Covid »!
Dhe e thone kete me nje siguri impresionuese!

Dua tu kujtoj se ketu flasim per « vdekjet shtese » ne periudhen janar 2020-prill 2021, qe arrijne ne reth 12 mije mbi mesataren e vdekjeve te disa viteve te mepareshme, qe ka qene reth 22 mije.

Pra ketu kemi te bejme me nje rritje te madhe, jo per shifra te pa perfilleshme, ne nje kohe kur ne Shqiperi:

— Nuk ka ndodhur ndonje lufte, fatkeqesi natyrore me humbje kaq te medha jetesh, ndonje epidemi kolere mesjetare etj etj.

— Ka ndodhur vetem dicka e re dhe ndryshe, Pandemia Covid!

— Ndersa perkundrazi, nga kufizimet e levizjeve, mbylljes etj, ka rene ndjeshem edhe numri i aksidenteve, traumave, qe zene vendin e trete per numrin e humbjes se jeteve. per te shkuar deri te ulja e incidencave e komplikacioneve edhe te gripit te zakonshem, si pasoje e masave te mara per Covid etj.

— Mund te kete nje numer vdekjesh si pasoje e patologjive te tjera, qe keq menaxhimi i sistemit te shendetesise i la ne meshiren e fatit, por shumica dermuese lidhen direkt me Covid.

Pra nuk gjej shkak kryesor tjeter te rritjes se vdekjeve shtese ne keto shifra pervec Covid me komplikacionet, por gjithmone dhe keto mbi bazen e Covid!

Nqs dikush nga ata qe kerkojne te mohojne kete, pra qe fshehin te verteten tragjike nga keq menaxhimi i epidemise dhe sistemit me jep nje aresye tjeter, do ta analizoja me vemendje!

Por problemi eshte se nuk japin asgje te tille, vetem mohojne te pa mohueshmen, sepse nuk ka tjeter aresye e shkak!

Ka vetem Covid me komplikacionet e tij, vdekje prej tyre te kamufluara nen emrin e komplikacioneve ne spiatale e vecanerisht ne ambulator.

Dhe ne fund do tu keshilloja, shikoni statistikat psh te Italise, qe deklarojne se reth 99% e « vdekjeve shtese » ne ate periudhe aty, jane prej Covid!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu