Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit.

Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Ish-ministri i Mjedisit doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit.

Ndaj ish-ministrit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e “Pastrimit të parave”.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.