Nje konflikt banal ka provokuar lendimin e nje 65 vjecari ne Këlcyrë.
Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare kur B.S. 51 vjeç nga fshati Beduqas Këlcyrë, goditi me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, bashkefshatarin e tij Y. L., 65 vjeç.
Per pasoje ky i fundit është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda, çka ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme, nderkohe qe ndaj agresorit rendon vepra penale e plagosjes e rëndë me dashje.