Në emisionin “Jeto me Orën”, Denisa Gjezo  foli për muzikën dhe projektet me shumë surpriza.

Ajo është nënë e dy fëmijëve me diferencë me njëri-tjetrin prej 5 vitesh.

Ndër vështirësitë e saj ka qenë largimi nga vendlindja e saj ku ka një nostalgji për Gjirokastrën.

Ndër kujtimet më të bukura për të kanë qenë aktivitetet dhe pjesëmarrjet në vente.

Shtysë e madhe për rrugëtimin e Denisës ka qenë e ëma e saj që ka kënduar, që e vogël ku është rritur me atë lloj fryme, ku këngët dhe tekstet e saj të diskut të parë ja ka bërë po e ëma.

Por si e shikon ajo rrugëtimin e saj në muzikë?

Mendoj që ka qenë mirë dhe mendoj që i kam ngjitur shkallët avash,avash ku çdo gjë ka rrjedhur vet.  Ka qenë pak e vështir në fakt sepse publiku më njeh për këngët e jugut, ndërsa pjesa e Tiranës që frekuentoj jetën e natës e di shumë mirë se çfarë bëj unë që fillon që nga latinët dhe pastaj shkoj ke tabani, këngët popullore”, tha Denisa.

Një ndihmë e madhe për të është vjehrra dhe bashkëshorti saj.

Ajo u kthye dhe pas në kohë ku kujtoi herën e parë në skenë.

 “Kam ngelur e shokuar  nga publiku dhe duartrokitjet që kam marrë dhe më janë mbushur sytë me lotë dhe  për një moment harrova fjalët e këngës”, tha ajo.