Nje 52-vjeçar nga Kelcyra eshte prangosur nga uniformat e policise, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime te metejshme.