Një ngjarje e rëndë është shënuar në Këlcyrë.

Një i moshuar 82 vjeç me inicialet S,D. ka humbur jetën pasi shtëpia e tij është përfshirë nga flakët

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Policia thotë se “zjarri ra në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç, ku si pasojë ai ai u gjet i pajetë brenda në banesë”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu