Posedonte armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim nga policia, arrestohet në flagrancë bashkëjetuesja për “Moskallëzim krimi”.

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasen E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale “”Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëjetuesit të saj, shtetasit francez M.A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu