Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Këlcyrë pasi teksa ecte në këmbë është përplasur nga një mjet tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.