Katër raste të tjera janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 pasditen e sotme në Sarandë. Burime për Jugulaj.net bëjnë me dije se personat e infektuar janë kontakte të afërta, të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.

Sipas DVSHP Sarandë, nga 22 tamponët e marrë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.

Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.

Janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambienteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi i rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i një klubit të futbollit Butrinti në Sarandë.

Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarëve në Sarandë ka shkuar në 7.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu