Ish deputeti i LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo ka uruar te gjithe banoret e zones jugore me rastin e Vitit te Ri 2020. Zoti Tavo permes nje kartoline te shperndare ne faqen e tij zyrtare ne FCB, ka uruar mbaresi dhe suksese per 2020.

Urimi i plote i ish deputetit te LSI Vangjel Tavo !

Gëzuar Vitin e Ri 2020 të gjithë miqve dhe të njohurve të mi nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti, Këlcyra, Dropulli, Libohova, të gjithë emigrantëve në Greqi dhe miqve e të njohurve kudo që ndodhen!
Ju uroj shëndet, mbarësi, lumturi dhe begati në jetën dhe familjen tuaj! Ju uroj një vit më të gëzuar dhe me më pak shqetësime dhe mundime nga ky që lamë pas! Një vit me më shumë punë dhe të ardhura për familjen tuaj! Një vit me më shumë shpresë dhe mundësi për ju dhe të afërmit tuaj! Një vit më të lumtur për të gjithë.
Gëzuar!
Gjithmonë i juaji! Vangjel Tavo

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu