Eshte kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me “Shqiponjat” bënë të mundur kapjen e shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë.
Shtetasi ne fjale ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.