Një 28 vjeçar është arrestuar në Përmet, pasi i është gjetur në banesë 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike. Burime policore bëjnë dije se në pranga ka rënë Donald Demcellari banues në fshatin Senican në Përmet.

Kane qene specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Policine Vendore Gjirokastër ata qe realizuan arrestimin në flagrancë Demcellarit ku nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Përmet për veprën penale te prodhimit dhe shitjesa se lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu