Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e A. B.30 vjeç, nga Lazarati.

Ndalimi u krye pasi Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet policia konstatoi të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të lazaratasit i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu