Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.
Kane qene shërbimet e Policisë Kufitare te Kakavijes, të cilat kane kapur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, F. K. 33 vjeç banues në Kurbin.
Sipas informacioneve zyrtare, 33 vjecari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kurbinit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale te vjedhjes me armë te kryer në bashkëpunim.
Menjehere kurbinasi i’u dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu