Policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes së dyfishtë që tronditi Gramshin pasditen e sotme.

Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga Xhevit Sinanin  rreth 75  vjeç, i cili ka vrarë me sende të forta gruan e tij Zeqine Sinani e më pas vëllain Shaqir Sinani.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë  kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani  rreth 75  vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta  bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij  Shaqir Sinani.