Aksioni i madh policor i Drejtorise Vendore te Policise Gjirokaster, finalizon arrestimin e nje personi nga fshati Buz i Tepelenes dhe sekuestrimin e kanabisit se bashku me armet dhe municionett.
Kane qene shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër te cilet organizuan dhe finalizuan operacionin “Vjosa”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë D.K. 40 vjeç banues në fshatin Buz. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, zbuluan një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.
Njekohesisht në automjetin e 40 vjecarit u gjet 1.5 kg kanabis ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me armen e gjahut dhe municionin.
Materialet i kaluan organit te akuzes ne Gjirokastër, për hetime të mëtejshme nderkohe qe ndaj 40 vjecarit rendojne veprat penale te mbajtjes pa leje te armëve luftarake dhe municionit, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu