Ne kohe ndalimi te qarkullimit te cdo kembesori apo autoveture qe ka filluar mesditen e sotme dhe qe perfundon mengjesin e te henes, Policia e Gjirokastres arrin te arrestoje nje te ri nga fshati Golem.

Burimet zyrtare konfirmojne per Jugulajm.net, se forcat e Komisariatit te Policise Gjirokaster kane arrestuar Surjat Roshi 20 vjeç. Ky i fundit qarkullonte lirshem ne fshat dhe zonen perreth i pajisur me nje arme zjarri pa leje.

Menjehere ai eshte çarmatosur nga forcat policore dhe cuar ne dhomat e izolimit ne Komisariatin e Policise. Mbi te riun rendon vepra penale e armembajtjes pa leje dhe thyerjes se karantinimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu