Dy grekë guxuan të kalojnë përmes Kakavijes, sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara, por u pikasën nga Policia Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur dy shtetasit helenë kanë dashur të kalojnë gati 60 mijë euro drejt vendit të tyre të padeklaruara tek autoritetet doganore. Ishin shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë që evidentuan dhe goditën dy rastet e mosdeklarimit të valutës së huaj në kufi.

Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqiperisë, të A. D. 46 vjeç, banues në Argos, i janë gjetur të fshehura dhe sekuestruar më pas 20.200 euro të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve. Po në dalje të Republikës së Shqiperisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi tjetër grek A. D. 30 vjeç, banues po në Argos të cilit gjatë kontrollit në sendet personale, i janë zbuluar 10.400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Materialet i kaluan organit të akuzës Gjirokastër për veprime të mëtejshme ndërkohë që ndaj tyre rëndon vepra penale e mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu