Një sasi prej pothuajse 1,3 tonë kokainë u sekuestrua mëngjesin e së shtunës prej departamentit të anti drogës së Mesolongjit,në bashkëpunim me DEA-n amerikane në Greqi.

Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj.

Sipas raportimeve dyshohet se disa prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Media shkruajnë se droga besohet se kishte destinacion portet shqiptare. Gjatë ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat nga policia greke për të zbardhur detaje nga ky aksion i madh.

ImageImage

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu