Nga Albert Malaj – kandidat i LSI Tepelene e Memaliaj
Të nderuar banorë të Qarkut të Gjirokastrës.
Prej gati një muaji ka filluar zyrtarisht fushata elektorale.
Personalisht kam menduar se në qarkun tonë është kandidat për deputet Ministri i Brendshëm dhe se do të jetë një fushatë e qetë dhe pa incidente, por krejt e kundërta po ndodh.
Persona me precedent të theksuar kriminal, trafikantë të lëndëve narkotike si dhe qenieve njerëzore, persona të cilët në 1997 kanë grabitur dhe vrarë njerëz, ish funksionarë të shkarkuar për korrupsion dhe shperdorim deryre , DVPGJR pothuajse e gjithe në shërbim të Ministrit për të gumbulluar vota ,duke intimiduar njerëzit punëtorë, të ndershëm dhe hallexhinjte, duke i kercenuar me forma dhe metoda nga më të ndryshmet.
Sektori i narkotikeve duhet të hetojë personat që po premtojnë parcela dhe fara hashashi në këmbim të votës.
Sektori i krimit ekonomik duhet të hetojë tenderat pa garë dhe pa trasparencë.
Sektori i rendit duhet që të mbyllë dhe ndëshkojë lokalet e partisë që qëndrojne hapur gjithë natën.
Përgjigjen do t’a merni në dt 25 prill në mënyre shembullore.