Sekuestrohen nga Policia Kufitare ne Kakavije 2 automjete luksoze, 1 trajler, si dhe 1 dokument i dyshuar i falsifikuar. Procedohen penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas grek dhe një shtetas boshnjake.

Policia Kufitare e Kakavijës vijon kontrollet e imtësishme në vijën e dytë në hyrje dhe në dalje, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Në vijim të goditjeve të ditëve të para të këtij viti, ku u bllokuan 5 automjete, katër prej të cilave luksoze, lëndë narkotike heroinë e dokumente të falsifikuara, gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të krimeve ndërkufitare dhe konkretisht janë bllokuar 3 automjete, dy prej të cilave luksoze, si dhe është sekuestruar edhe një dokument i falsifikuar që do përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht: Në hyrje u sekuestrua një automjet i markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga shtetasi grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Automjeti rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë mjeti dyshohet i vjedhur dhe i trafikuar. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në dalje të Shqiperisë, falë kontrolleve të shtura dhe analizës së riskut, Policia Kufitare sekuestroi automjetin e markës “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Ky automjet rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu