Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia e vendit të tyre pasi kanë refuzuar të kryejnë testin pranë autoriteteve shëndetësore greke në Kakavijë.

Dy grekët, te moshes 43 dhe 44 vjeç vinin nga Shqipëria, ku ende nuk dihet se për çfarë kishin hyrë në territorin tonë një ditë më parë.

Ata kërkonin të hynin në Greqi pa testin e Covid-it dhe kur policia kufitare ia ka kërkuar, ata janë hequr si agjentë të Shërbimit Sekret në Greqi.

Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin, pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtra e tyre.

Mbi ta rëndon akuza e përdorimit të paautorizuar të të dhënave, rrezikshmëri të përhapjes së Covid-19 dhe posedim të lëndëve narkotike pasi i janë gjetur doza kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Janinës, ndërkohë që mësohet se para pak minutash janë lënë të lirë me garanci pasurore prej 5 mije euro secili.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu