Paraqiti pasaportë të falsifikuar tek shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, vihet në pranga 26-vjeçari kosovar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., kanë konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.