Nje shtetas italian eshte kapur me arme gjahu pa leje ne makinen me te cilen po kalonte kufirin ne Kakavije.

Njoftimi i policisë:

Në PKK Kakavijë, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin italian G. L., 63 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe fishekë, pa dokumentacionin përkatës. Në vijim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për 63-vjeçarin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.