Jane kapur me droge ne makine dy  shtetas gjermane, qe ishin duke kaluar kufirin shqiptaro-grek ne piken kufitare te Kakavijes.

Njoftimi i policise:

Në PKK Kakavijë, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonin shtetasit N. B. dhe M. C. u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, për shtetasit N. B., 20 vjeç dhe M. C., 21 vjeçe, banues në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu