Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Kane qene sherbimet e policise kifitare te Kakavijes ato qe zbuluan lenden narkotike në dalje të Republikës së Shqipërisë në vijën e dytë lufitare tek shtetasi L.L., 21 vjeç nga Saranda.

Në xhepat e pantallonave atij ju gjet një sasi prej 100 gr kanabis. Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu