Presidenti Ilir Meta e ka ngarkuar me përgjegjësinë më të rëndë, kryeministrin Edi Rama në veçanti,  për situatën e rëndë humanitare që u shkaktua në kufirin me Greqinë, jo vetëm në Kakavijë, por edhe në Kapshticë. Meta tha se Rama ka përgjegjësi të dyfishtë, pasi është jo vetëm Kryeministër, por edhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Nga ana tjetër, Presidenti ka theksuar se çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim”.

“Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë, – nënvizoi Meta. -Kur pashë sjelljen e tyre, qeshë i detyruar të përshkallëzoja qëndrimin tim. Që nesër do të  dërgoj kalendarin me kohën kur emigrantët vijnë në Shqipëri dhe kthehen dhe të merren masa të nevojshme që situata të mos përshkallëzohet.

Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim. Sepse ne e dimë që pala greke e bën detyrën. Ne e dimë shumë mirë që është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, e qeverisë, përfshirë edhe Presidentin, por sidomos e Kryeministrit, që është edhe Ministër i Jashtëm në detyrë. Ka detyrime kushtetuese ndaj shtetasve shqiptarë. Dhe ne e dimë kur është frekuenca më e lartë e qarkullimit të shtetasve shqiptare. këto gjëra nuk u bënë dhe ne po përpiqemi të spostojmë debatin dhe të fajësojmë edhe vet viktimat e kësaj krize nga mosushtrimi i detyrave nga ana e atyre që ishin përgjegjës për këtë çështje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu