Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare do të realizojë skenarin e një historie vuajtjesh dhe persekutimi të disa grave nga ish-blloku komunist pas prishjes së marrëdhenieve Shqipëri-Bashkim Sovjetik në 1961. Regjisori, i cili do të përshtasë në ekran skenarin e Kadaresë është artisti i famshëm rus, Aleksandër Sokurov, i njohur si fitues i ‘’Luanit të Artë’’ në Festivalin e Venecias në vitin 2011 për filmin ‘’Faust’’.Featured image of article: Film për historitë e dashurisë shqiptaro-ruse, Kadare bashkëpunon me regjisorin rus Sokurov

Lajmi për këtë bashkëpunim Kadare-Sokurov është bërë me dije në faqen e Ministrisë së Kulturës, ku bëhet me dije se së shpejti do të nisin xhirimet, të cilat do të zhvillohen në Gjirokastër dhe Tiranë. Filmi tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.

“Historitë e dashurive shqiptaro-ruse do të kthehen në një film. Mbi sinopsin “Sorkadhet e trembura” të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dhe me regji të fituesit të shumë çmimeve kinematografike, Alexander Sokurov në bashkëpunim me skenaristin dhe eseistin Juri Arabov, do të marrë jetë një prodhim i ri kinematografik. Do të duheshin vite punë, që më në fund ky projekt të niste udhën e sigurt të realizimit. U firmos kontrata mes përfaqësueses së kompanisë kinematografike “Fortuna Film”, Ella Arkhanguelskaya dhe përfaqësueses së “Albimage”, Loreta Mokini”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Kulturës.

Disa prej veprave të tij janë ekranizuar dhe në kinematografinë shqiptare si: ‘’Përse bie kjo daulle’’ (Dasma), ‘’Ballë për ballë’’ (Dimri i vetmisë së madhe), ‘’Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’’ (Gjenerali i ushtrisë së vdekur), ‘’Të paftuarit’’ (Prilli i thyer).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu