Nëse para dhjetë ditëve nëpër bar-klabet e Gjirokastrës tymosja e duhanit ishte normale, sot duhet të kesh guxim. Prej një jave në krye të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është emëruar Edlir Sinoimeri i cili në fakt e ka nisur me dorë të hekurt fushatën antiduhan dhe jo vetëm, por edhe në sektorë të tjerë që mbulon drejtoria që ai ka marrë në administrim në Rajonin e Gjirokastrës.

Inspektorët e terrenit janë të njëjtët dhe nuk i ka ndryshuar kush, por në të kaluarën kanë qenë të orjentuar për të bërë sehir sipas direktivave të ish drejtueses që vetëm këtë detyrë e kishte kthyer në një punë me të shtyrë apo angari.

Sot inspektorët i shikon në terren dhe të panegociueshëm me asnjë biznes. Gjobat kanë qenë të dukshme brenda një jave jo se ky është tregues, por është zbatim rigoroz i edukatës së punës që ka sjellë si frymë zoti Sinoimeri në këtë institucion që në 4 vitet e fundit, ishte shndërruar në një mejhane mediokre.

I pyetur nga Jugulajm.net për objektivat, zoti Sinojmeri shprehet se ato janë të qarta dhe në funksion të planit të masave nga ana e drejtoreshës së ISHSH Vjollca Braho. Kjo e fundit në fakt prej kohësh kërkonte ndryshime në kreun e ISHSH e Gjirokastrës pasi lëngonte nga paaftësia dhe mesa duket emërimi i Sinojmerit, bëri që zonja Braho të mbledhë mendjen një herë e mirë nga telashet me Gjirokastrën.

Edlir Sinojmeri është një figurë e njohur politike në Gjirokastër.

Ai vjen nga radhët e të majtës tradicionale. Së bashku me Florian Hysin kanë qenë rithemelues të FRESSH në fundvitet ’90 dhe shumë aktiv në politikën vendore.

Edlir Sinojmeri vjen nga një familje e mocme gjirokastrite me vlerë dhe kontribute në jetën sociale,kulturore e sportive në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu