Danimarka ka rreth 300 viktima dhe mbi 6700 të infektuar nga koronavirusi, por pas një muaji mbyllje, sot ka rihapur çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore. Shkollave iu është kërkuar të respektojnë rregulla të caktuara, përfshirë atë të mbajtjes së distancave ndërmjet fëmijëve.

Rihapja e shkollave është hapi i parë i qeverisë daneze që veproi shpejt përballë përhapjes së pandemisë, duke mbyllur kufijtë që më 14 mars, pasi kishte regjistruar rastet e para të infeksionit dhe vdekjeve. Mbyllja për restorantet, kafenetë, baret dhe vende të tjera të takimeve publike do të mbetet në fuqi të paktën 10 maj.

Në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është në pragun e 2 milionë teksa është rritur edhe numri i viktimave. Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar në rreth 127 mijë kurse numri i të shëruarve është mbi 3 milionë

Ditë e zezë për SHBA e cila në 24 orët e fundit ka regjistruar 2 222 viktima shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në botë për një total viktimash prej më shumë se 26 mijë teksa në vend numërohen rreth 610 mijë të infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu