Sot Jugulajm.net mundi të tejkalojë te gjitha parashikimet per numrin e ndjekesve.

Nuk kemi mbushur as 1 muaj dhe po shkojme drejt numrit 5000. Besueshmëria, transparenca, serioziteti, citimi i burimeve dhe objektiviteti, janë tiparet tona që na dallojnë nga mediat e tjera në jug të vendit.

Detyra jonë është rritja e numrit të ndjekësve përmes eficensës në raportimin e lajmit i cili tek ne është tërësisht objektiv dhe i drejtpërdrejtë sic e kërkon lexuesi. Tek ne do të gjeni gjithcka që nuk publikohet në mediat e kapura nga pushteti në Gjirokastër dhe gjithë jugun e vendit. Madje shumë shpejt, do t’ju ofrojmë Ju të nderuar ndjekës, fenomene sociale, abuzime me fonde publike të funksionarëve vendorë dhe drejtues të institucioneve të cilat, nuk e kanë parë ndonjëherë dritën e publikimit.

Besoni tek NE. Të jeni të sigurtë lexues dhe ndjekës të nderuar, se Jugulajm.net nuk do t’ju zhgënjejë aspak pasi misioni i vetëm është i bazuar në tre parime themelore të gazetarisë së sotme Objektivitet-Transparencë-Paanësi.

Ju faleminderit që na ndiqni !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu