Nga Tritan Shehu ish-minister i shendetesise

Kryeministri ne menyre periodike po tregon nje « afinitet » me urgjencen e mjekesore pajisjet e saj, por vetem duke organizuar teatralitete me ato.
Nuk eshte detyra e kryeministrit te « prese shirita » per cdo autoambulance apo defibrilator qe arrin ne vend, detyra e tij eshte te stimuloje projekte madhore, t’i mbuloje ato me fonde e te jene operative.

Sepse shqiptaret kane nevoje per nje urgjence efektive te kudo ndodhur, jo vetem ne qendren e Tiranes, ku dhe aty…., por per te gjithe.
Sherbimi i yne i urgjences sone eshte primitiv, pa asnje strategji te vertete komplekse, i pa ndare ne nivele dhe i pajisur sipas tyre, me nje akses te popullesise edhe per ate jo me shume se 15% e saj, me nje pergjigje spitalore publike larg nevojave te popullesise, me kohe e mbulim te vendit te ngjashem me Afriken Qendrore, etj.

Nuk dua te zgjatem, se qytetaret e dine mire se cdo te thote te kesh nevoje per nje ndihme te kualifikur urgjence ne teritor, statistikat flasin vete kur tregojne qe reth 90% e urgjencave spitalore arrijne me mjete spontane, koleget e kuptojne qarte sa i vonuar e i limituar eshte kontakti i rasteve urgjente te verteta me sherbimet e specializuara e per sa nga ato qytetaret duhet te drejtohen te privati me « kulete » ne dore…
Urgjenca ne terresi eshte nje projekt i tille, qe mund te realizohet terresisht te neve, ne i disponojme mundesite per kete, qofte e ato financiare, psh vetem me nje pjese te shpenzimeve abuzive te destinuara per ate Check up kjo ndermarje jetike mund te ngrihet e te funksionoje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu