BBC

Një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e disponueshme për publikun e gjerë deri në shtator, sipas një profesoreshe të vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit.

Profesoresha Sarah Gilbert i tha BBC sot se testimet klinike të vaksinës do të fillojnë shumë shpejt dhe se proceset e prodhimit duhet të vihen në lëvizje me shpejtësi.

“Ne duhet të fillojmë prodhimin e sasive të mëdha të vaksinës,’ tha ajo.

“Nuk është e pazakontë që kompanitë të fillojnë të prodhojnë një vaksinë të re para se ta dinë me siguri nëse funksionon. Askush nuk dëshiron që të jetë në një pozicion kur kemi gati një vaksinë që funksionon, por më pas të mos kemi vaksina për t’u përdorur”.

“Sa më shpejt të nisë puna, aq më shpejt do jemi në gjendje të arrijmë shkallën e miliarda dozave”.

“Kjo ndoshta nuk do ndodhë këtë vit, por nëse fillojmë punën tani, do të arrijmë aty vitin tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu