Të gjithë efektivët që do të rezultojnë përdorues të ëndëve narkotike nuk do të jenë më pjesë e radjëve blu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë në duar rezultatet e para të testtit të drogës ku disa prej efektivëve kanë rezultuar konsumatorë të lëndëve narkotike.

Për pasojë, atyre kanë nisur tu bëhen gati ‘letrat’ për përjashtim pasi nuk do të jenë më pjesë e uniformave që paguhen për të pasur nën kontroll sigurinë e vendit.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës, ditë kur do të mësohet se sa prej anëtarëve të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues.

Disa ditë më parë, drejtori i policisë Gledis Nano informoi se këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e policisë.  Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.

Testet që po praktikohen janë përmes urinimit dhe marrjes së gjakut. Pothuajse 11 mijë efektiv policie në rang vendi do t’i nënshtrohen këtij rregulli që duhet kujtuar se ka nisur të implementohet, pasi rregullorja dhe ligji e kishte të parashikuar por për vite më radhë nuk ishte vënë në praktikë.

Nga ky testim nuk do të ketë përjashtime edhe në radhët e kupolës drejtuese, që nënkupton se duke nisur nga zyrtarët me pozitat më të larta në Drejtorinë e Përgjithshme, apo në drejtoritë dhe komisariatet e rretheve do t’i nënshtrohen testimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu