Java që shkoi ishte e keqe dhe dërmuese për Edi Ramën. Komisioni Venecias rrëzoi gjithë akuzat dhe pretendimet e mazhorancës aktuale ndaj Presidentit, duke i dhënë të drejtë Ilir Metës. Po kështu edhe parlamenti europian votoi me 532 vota pro vendosjes së 15 kushteve ndaj qeverisë shqiptare për negociatat. Ndryshe nuk ka asnjë fillim bisedimesh me Shqipërinë nga Brukseli.

Po kështu opozita është e vendosur si koalicion të përballet me kryeministrin Rama. Bile e duan prapë kryeministër në zgjedhje, pasi irritimi popullor do jetë edhe më i madh se sa po të kishin një socialist tjetër si kryeministër.

Ndërkohë udha që ka marrë Rilindja, ndryshimi i linjave të shteteve kryesore europiane si dhe hezitimi amerikan për ta mbështetur kryeministrin Rama, do sjellin një shtator interesant në skenën politike shqiptare.

Burime të mirëbesuara nga qarqet e larta politike të vendit si dhe me burime euroatlantike thonë se vjeshta sjell fundin e dinastisë Rama me një skemë të mirëpërgatitur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu